Opozita tjetër lëvizje për zgjerimin e protestave, mblidhen në PD

Opozita ka bërë një tjetër lëvizje për zgjerimin e protestave.

Pritet që në Partinë Demokratike të mblidhet opozita e bashkuar për të diskutuar zgjerimin në të gjithë vendin mosbindjen civile, aksionin opozitar, i cili sot çoi në bllokimin e akseve kryesore të vendit.

Po kështu mësohet se në orën 18:30 në Kukës ka protestë të qytetarëve para komisariatit për lirimin e 11 protestuesve që gjykata i la dje në burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita protestoi sot për më shumë se dy orë ku u vu në zbatim aksioni për mosbindje civile, i shoqëruar me bllokimin e katër akseve kryesore rrugore. Ndonëse pati konfrontime me policinë e u dogjën goma në Bradashesh e Milot, protestuesit lejuan kalimin e urgjencave mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?