Ora ndryshon sot, më shumë dritë gjatë ditës me kohën verore

Kjo e diel ka sjellë edhe ndryshimin e orës, duke na zhvendosur 60 minuta përpara krahasuar me një ditë më parë. Ky ndryshim shënon hyrjen në orën verore, e cila vjen me nisjen e pranverës.

Ora verore na jep mundësinë të shfrytëzojmë më mirë dritën natyrale gjatë ditës, megjithatë ekspertët theksojnë se edhe një ndryshim i vogël, si ai prej 60 minutash, mund të ndikojë në organizmin tonë.

Kjo periudhë zgjat rreth shtatë muaj, deri në të dielën e fundit të tetorit, kur rikthehet ora dimërore. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është optimizimi i përdorimit të dritës së diellit dhe kursimi i energjisë, duke përshtatur oraret e përditshme më afër ciklit natyror të ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke lëvizur akrepat një orë përpara, aktivitetet e përditshme dhe orët e punës afrohen më shumë me lindjen e diellit, çka ndikon pozitivisht në produktivitet dhe ofron më shumë kohë me dritë për aktivitetet e lira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Praktika e orës verore daton që në vitin 1916, kur u aplikua fillimisht nga Gjermania dhe më pas nga Mbretëria e Bashkuar, me synimin për të kursyer burime energjie gjatë kohës së luftës. Ajo u rikthye në përdorim në shumë vende europiane gjatë viteve 1970, pas krizave të naftës.

Që nga viti 2001, vendet e Bashkimit Evropian, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe shtete të tjera si Shqipëria, e zbatojnë këtë ndryshim çdo vit në të dielën e fundit të marsit.

Megjithëse në pamje të parë duket një ndryshim i vogël, studimet tregojnë se ai mund të ndikojë në ritmin biologjik të njeriut. Ora jonë e brendshme, e cila rregullon gjumin, vigjilencën, hormonet dhe humorin, mund të pësojë çrregullime të përkohshme si pasojë e këtij kalimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?