”Ora News” e gjithë shqiptarëve, qytetari: Shteti po bën sjellje diktatoriale

Një qytetar tjetër ka marrë në telefon në emisionin “Ora Juaj” dhe është shprehur se është i privilegjuar që ndjek një media si Ora News dhe ky televizion nuk është vetëm pjesë e “Yldon Media Group”, por është e gjithë shqiptarëve, prandaj sjelljen e qeverisë e ka cilësuar si diktatoriale.

”Është e vërtetë që Ora News është pjesë e “Yldon Media Grup”, por në momentin që ajo ka dëgjuesit dhe shikuesit e vet dhe unë ndihem i privilegjuar që jam njëri prej tyre, nuk i përket vetëm “Yldon Media Group”, por e gjithë shqiptarëve. Të sillësh kështu ndaj këtyre shqiptarëve që e ndjekin dhe tek e fundit qajnë hallet në media, për mua është papërgjegjshmëri dhe një sjellje shumë e gabuar, sjellje diktatoriale”.

SHKARKO APP