Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Orban dorëzon “çelësat”, bilanci i presidencës hungareze të BE

Aktualitet E shtunë, 28 Dhjetor 2024 09:16
Orban dorëzon “çelësat”, bilanci i presidencës hungareze të BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenca hungareze e BE merr fund këto ditë. Si rregull një shtet anëtar i Bashkimit Evropian merr presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së. Por në rastin e Hungarisë, mund të flitet me siguri për një person të presidencës – sepse në politikën e qeverisë hungareze, Viktor Orban është i vetmi që ka rëndësi. Ai vendos politikat, përcakton zgjedhjen e retorikës dhe merr vendime, ndonjëherë deri në proceset më të vogla administrative.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kështu ndodhi edhe gjatë Presidencës Hungareze të Këshillit të BE këtë vit, e cila filloi më 1 korrik 2024. Në këtë moment, kishte njëfarë lodhjeje diplomatike me Orbanin në Evropë prej disa kohësh. Kryeministri i Hungarisë u anashkalua për iniciativa dhe marrëveshje të rëndësishme, veçanërisht ato që synonin mbështetjen e Ukrainës, për shkak të politikës së tij të vazhdueshme të vetos – ku ai shfaqej shpesh si ngatërrestar në margjinat diplomatike dhe niveli i përgjithshëm i indinjatës kishte rënë.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 5 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 5 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 6 orësh

Gjashtë muaj më vonë, mund të thuhet se Orban e shfrytëzoi maksimalisht presidencën e tij në Këshillin e BE-së me deklarata, dalje publike dhe iniciativa të diskutueshme për ta rritur sërish valën e indinjatës. Agjitacioni i tij kundër “burokratëve të Brukselit” arriti nivele të reja. Kulmi u arrit disa ditë para përfundimit të Presidencës së Këshillit në një deklaratë të rëndë: “Brukseli dëshiron ta kthejë Hungarinë në Magdeburg”, tha Orban më 21 dhjetor 2024 gjatë konferencës së tij tradicionale ndërkombëtare për shtyp të fundvitit në BE, (referimi ishte për sulmin me automjet në Magdeburg, të kryer nga një mjek arab, shën red.).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Misioni i paqes” i Orbanit

Vendi që mban Presidencën e Këshillit të BE-së duhet, të paktën në letër, të promovojë bashkëpunim të mirë dhe harmonik ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së. Ai duhet të sigurojë vazhdimësinë e agjendës së BE-së dhe të avancojë legjislacionin evropian. Presidenca mund të vendosë prioritete, por nuk duhet të ndjekë interesat e veta, por të veprojë në interes të komunitetit të shteteve të BE-së.

Hungaria kishte formuluar prioritetet për Presidencën e saj të Këshillit, duke përfshirë forcimin e konkurrencës së BE-së, një politikë më të mirë zgjerimi për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe frenimin e migracionit të paligjshëm. Por Viktor Orban e përdori Presidencën e Këshillit të BE-së kryesisht për politikën e tij.

Që në fillim të saj, për shembull, me iniciativën e pakoordinuar diplomatike për t’i dhënë fund “luftës vëllavrasëse sllave”, siç e quan ai luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Katër ditë pas fillimit të Presidencës së BE, ai udhëtoi për në Moskë dhe vizitoi Presidentin rus Vladimir Putin pa koordinim me BE-në dhe NATO-n. Orban foli për një “mision paqeje”. Tre ditë më parë ai kishte qenë në Kiev për vizitën e tij të parë dypalëshe. Me sa duket atje nuk dinin asgjë për vizitën e planifikuar të Orbanit në Rusi.

Perëndimi si një “nxitës lufte”

“Misioni i paqes” shkaktoi reagime të forta dhe mosmiratim, pasi Hungaria praktikisht nuk ka asnjë ndikim diplomatik ndërkombëtarisht dhe nuk është një ndërmjetës i pranueshëm, të paktën për Ukrainën, për shkak të qëndrimit të saj kokëfortë të gjatë anti-ukrainas dhe pro-rus. Edhe brenda NATO-s, Hungaria nuk konsiderohet më një partner i besueshëm për shkak të qëndrimit të saj pro-rus. Sidoqoftë, Orban deri më tani ka vazhduar pa hequr dorë “misionin e tij të paqes” . Vetëm pak ditë më parë, pas një telefonate me Putinin, ai sugjeroi një “armëpushim për Krishtlindje” dhe një shkëmbim të madh të të burgosurve.

“Misioni” u shoqërua vazhdimisht me akuza kundër Perëndimit “nxitës lufte”, sipas Orbanit, fajtorit të vërtetë në luftën e Rusisë. Në të njëjtën kohë, kryeministri i Hungarisë vlerësoi vazhdimisht ish-presidentin dhe atë të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump, si një “njeri i paqes” dhe “i vetmi në planet” i aftë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

MEGA: – “Make Europe Great Again”

Kryeministri hungarez filloi gjithashtu projektin e tij të dytë të rëndësishëm që në fillim të Presidencës së Këshillit të BE-së. Në frymën e Donald Trump, ai quhet “Make Europe Great Again”, shkurt MEGA, dhe konsiston në themelimin e grupit të djathtë nacionalist-populist “Patriots for Europe” në Parlamentin Evropian. Grupi i tretë parlamentar më i fortë atje që nga korriku 2024 ka si anëtarë populistët më të rëndësishëm evropianë të krahut të djathtë, duke përfshirë Fidesz të Orban, Rassemblement National Francez, Partinë Holandeze të Lirisë dhe FPÖ austriake.

Kjo internacionale e nacionalistëve mbështetet nga qëndrime anti-migrante dhe sovraniste. Vetë Orban flet se duhet të “pushtojë Brukselin” në mënyrë që të shpëtojë Evropën nga kalbja dhe rrënimi. Në realitet, Orban duket gjithnjë e më pak i interesuar për çdo lloj Europe të përbashkët. Në muajt e fundit ai ka propaganduar vazhdimisht konceptin e “politikës së neutralitetit ekonomik” për Hungarinë.

Kritika ndaj “formimit të blloqeve ekonomike”

Kjo është më shumë se një vazhdimësi e “hapjes drejt Lindjes”, siç quhej politika ekonomike hungareze disa vite më parë. Orban kritikon BE-në për “formimin e saj të bllokut ekonomik” dhe është i bindur se Evropa në formën e saj aktuale nuk mund të mbijetojë në konkurrencën globale. Ai i sheh Azinë dhe vendet e BRICS si qendra të ardhshme gjeopolitike dhe beson se ato, si ato ekonomikisht më të forta, do të vendosin rregullat.

Orban vazhdimisht fyen Perëndimin mbi baza morale dhe ideologjike, dhe do që Hungaria, si një vend i vogël, të mbajë marrëdhënie të mira dhe pa ideologji me fuqinë dhe qendrat ekonomike botërore, veçanërisht Kinën dhe Rusinë. Ai gjithashtu dëshiron marrëdhënie të mira me Turqinë, Bjellorusinë, Izraelin, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë dhe disa vende në Lindjen e Mesme – të gjitha vende që udhëhiqen nga liderë të ngjashëm me të tijin.

Në fund të vitit 2024, Hungaria do t’i dorëzojë Polonisë Presidencën e Këshillit të BE-së. Vendi ishte një aleat i ngushtë politik derisa votuesit i rrëzuan pushtetarët populistë të krahut të djathtë nacionalist në vjeshtën e vitit 2023. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë aktualisht në nivelin më të ulët historik.

Që mes Hungarisë dhe Polonisë aktualisht ndodhet hendek i madh u bë e qartë dukshëm gjatë Krishtlindjeve. Orban e përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si “partnerin tonë korrekt” në një intervistë për Krishtlindje me gazetën pro-qeveritare “Magyar Nemzet”. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk u shtang – dhe në një postim në X kujtoi krimet e fundit ruse të luftës dhe bombardimet e ditëve të fundit. Në prag të Krishtlindjeve dhe ditën e Krishtlindjeve, Rusia bombardoi shtëpitë në Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe objektet energjetike në të gjithë Ukrainën me dhjetëra raketa dhe dronë./DW

Etiketat e lidhura

beOrban
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.