“Ore a kemi vjedhur ne si opozitë tek inceneratorët apo ju si qeveri?!”

Debatet në parlament për rastin Arben Ahmetaj vazhdojnë, duke krijuar situatë sa komike dhe tragjike për demokracinë shqiptare.

Deputetët e PS nuk pranojnë votimin sot të kërkesës së SPAK-ut për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Opozita thekson se duhet votuar urgjent që SPAK-u të vazhdojë arrestimin dhe hetimet e jo të ti lihet kohë për të zhdukur provat.

Deputeti i PD, Dashnor Sula, tha: “Këtu është për të qarë e për të qeshur dhe s’kam ndërmend të flas për procedurë. Ore a kemi vjedhur ne si opozitë te inceneratorët apo ju si qeveri?! Ça ka ngelur tani? Vetëm të heqim pantallonat këtu. Të na vijë turp. Përsa i përket raportit, kur doni ju si maxhorancë, për të futur një projektligj, e përgatisni raportin dhe gjithçka dhe e sillni me vrap e votoni. Në rastin e Tahirit erdhët brenda 24 orësh dhe e votuan heqjen e imunitetit. Kurse në rastin e ish-numrit dy në qeveri gjeni artifica për t’i dhënë mundësi personave për të fshehur gjurmët dhe për të fshehur ato që duhet të fshehin. Ju nuk e bëni se ju dhimbsen procedurat”, tha Sula.

SHKARKO APP