Orgjia sodomite olimpike e Parisit dhe nevoja për nji “kryqzatë” moderne.

Nga Nest Zefi

Orgjia sodomite olimpike e Parisit dhe nevoja për nji “kryqzatë” moderne.

 

Dy fjalë të shkurta, në vazhdën e nji qëndrimi konstant e parimor mbi shtegun e ri të pushteteve të luciferrit per me e ngritë në nji nivel tjetër luftën e tyne të pashpresë ndaj fesë të Krishtit. Koreografia e hapjes të lojnave olimpike nuk ishte thjesht nji provokim kulturor, gjetje “artistike” e nji drejtori a regjisori të randomtë, por mesazh i koklavitun në detaje dhe projekt i induktuem apo diktuem i Presidentit Francez e lobeve perverse që e mbështesin atë, për me celebrue vazhdimin e pengut djallzorë ndaj qytetarëve francez e historisë të lavdishme të Francës dhe perëndimit të kshtenë, i filluem me revolucionin kriminal francez të para ma shumë se dy shekujve. Arroganca e tij, madje mbas humbjes elektorale, e demostrueme me kreninë e vendosjes në kushtetutë të krimit të abortit si e drejtë themelore, shënon apoteozën e të keqës kozmike, ndërsa i propozon botës si “madhështi” orgjinë gjithëpërfshise antikristiane të ceremonisë inauguruese te lojnave olimpike. Aborti i kremtuem si e drejtë themelore, pra, vrasja e të pafajshmeve bahet nji detyre e inkurajim shtetnor. Në këtë klimë vrastare e vetëvrasëse, kalohet prej propogandimit në reklamimin e perversioni seksual, i cili përveçse sëmundje e randë psikiatrike, asht edhe sprovë e posedim serioz diabolik që ka nevojë për lutje e qasje të strukturueme ezorçizimi. Personalisht, mbi kto tema, jam mundue me kenë diskret e me i trajtue me kriteret e mëshirës kristiane, tue shmang grackën e faktorizimit promovues kulturor, objektivi kryesor i tyne dhe lobeve masonike, bashke me “brigadën e plehut” të idiotëve të dobishëm, që kanë fillue kohët e fundit nji eskalim të paprecedentë me u dhanë mbështetje të turpshme në rrjetet sociale në emën të risisë dhe emancipimit. Fatkeqësisht, në këtë ndërmarrje “emancipimi nga pas” nuk po mungojnë në rrjetet sociale as “eli(k)tarët” e nahijes tonë otomane, të mëlmyem allafranga, tue na dhanë leksione mbi botën e orgjisë e respektimit të saj, mbasi ajo nuk i ban dam askujt..

Ky fakt e situatë mjerane, kallxojnë forcën penetruese të vektorit antikulturor, sidomos në mungesë të nji alfabetizimi shpirtnor dhe të dëshirës mercenare me u ba pjesë e konformizmi social për me pasë “rraqe” materiale mbiejteset.

Pikërisht për këtë arsye, mendoj se, ka ikë koha e injorimit dhe e qasjes diskrete dhe duhet nji kryqzatë shpirtnore e operative për me i përballue burrnisht kto rriqna të ndyta të djallit, të cilat punojnë në vneshtën e tij, tue u kujtue se i dijmë mirë qëllimet e tyne të mbrapshta, përtej justifikimeve të tyne mjerane e narkotizuese qetësuese. Historia ka tregue se e keqja e madhe ushqehet në mnyre graduale prej të keqës të vogël, e cila me fjalë të bukura e veprime sistemike të koordinueme, anestetizon imunitetin tonë reagues. Kryqëzimi i Krishtit nuk ka përfundue para dymijë vjetëve por vazhdon ende me kto forma të modelit të koreografisë olimpike të Parisit e ky fakt dëshmon se objekt I agresionit të djallit asht feja e vërtet e Krishtit dhe qytetnimi perëndimor që ajo ka modelue në kursin e historisë.

Urrejtja ndaj katolicizmit, sikur dëshmon pardoia blasfeme e darkës të fundit, asht shoqnue gjithmone me simbolizmin e artit të devijuem të disa pseudo artistave servil e me shije të shëmtueme.

Prandej, mos të ligshtohemi me identifikue madhështinë e Francës dhe të Europës me degjenerimet dhe provokimet diabolike të disa pengmarrësëve masonik politik që duken se janë imponue qysh me revolucionin pagan francez në tana rrafshat, madje tue u infiltrue edhe në perimetrin e shejtë të Kishës Katolike, fortesë historike e garanci ngallnjimi në favor të dashnisë, të mirës, te bukurës dhe të drejtës. Perëndimi e Franca nuk janë Macron e Robespierre, por historia e lavdishme e nji qytetnimi unik, i përmbytun me dashni prej fesë të Krishtit, që ka përftue, art, kulturë, institucione sociale,  universitete, spitale, letërsi, muzikë, mbrojtje ndaj të dobtit, begati shpirtnore e fizike dhe mirëqenie sublime në çdo fushë.

Zilia në kufijtë e urrejtjes ndaj qytetnimit të kshtenë asht epiqendra e çdo revulocioni që asht ba në Francë apo edhe në kohë të tjera historike ndaj katilicizmit dhe mos të kena iluzionin se kjo shfaqje groteske asht censurue apo ka indinjue armiqtë historike të fesë tonë. Ekologjia kristiane e natyrës të njirit, asht luftue historikisht prej ideologjive politike e fetare që janë afirmue mbas lindjes te tij: kto ideologji, pra, Islami politik e komunizmi nuk urrejnë decadencen e qytetnimit perëndimit, përkundrazi janë të kenaqun që katoliçizmi të degradojë në paganizëm dhe koshin e historisë. Ata kërkojnë revansh për humbjet e psueme në përballjet historike me ta në Lepanto, Vjenë dhe me rrëzimin e murit të Berlinit.

Pra, parodia groteske e Parisit, sigurisht ka indinjue çdo të kshtenë të vertet e njiri vullnetmirë, por asht kenë edhe investim I përbashkët i humusit ideologjik që përmenda ma sipër: vlerat e kshtena që burojnë prej Krishtit Zot, me normat dhe parimet virtuoze të tyne në favor të shëlbimit të njirit, vazhdojnë me kenë antidoti ma i efektshëm ndaj vetëvrasjes të njirit, të infektuem prej mëkatit burimor të Evës dhe Adamit.

Botën nuk e pshton ideologjia e Muhametit, Luterit, Frojdit, Marksit apo Leninit, por e vërtet e Krishtit dhe dishepujve të tij të çdo kohe e gjeografie.

Bijtë e territ me të cilët tashma jena në luftë e përballena çdo ditë, edhe aty ku nuk ta merr mendja, nuk duen liri, aq ma pak liri seksuale apo afektive, ata duen skllavni orgjiet dhe urrejnë në kulm projektin e dashnisë shëlbuese të Zotit për njirin. Shumë prej tyne janë në mirëbesim e nuk kuptojnë ende se sodomia, aborti, kultura e divorcit, pedofilia, urrejtja ndaj familjes dhe atributeve seksuale apo “hallateve” teknike e tjetërsimi tredhës e sterilizues I tyne, sikur ndodhi edhe sot në nji ndeshje të lojnave olimpike, tashma asht ba rivendikim i qartë i qarqeve perverse botnore, krahu i armatosun i djallit. Zhvillimet e ngutshme te fundit në fushën e reklamimit të perversionit seksual, kane vërtet dishka apokaliptike dhe askush nuk asht ma i justifikuem per mos e pa këtë realitet të frikshëm.

Lufta ndaj ksaj pandemie kapilare perversioni nuk asht e kollajtë, por aspak e pamundun falë ndihmës hyjnore të Krishtit dhe fakti që jena të “skomunikuem” prej servileve të “sinedrit sodomit” të djallit, pavarsisht lidhjeve e

raporteve shoqnore, fisnore e institucionale me ta, duhet të jetë dekoratë inkurajuese meritët për mos me u ndalë me dëshmue të mirën e të natyrshmen. Fatkeqësisht, edhe disa prej atyne qe janë ba “eunuk” për mbretninë e qiellit, po tundohen përditë me andrrat pragmatike hedoniste të haremit sodomit, tue njullosë sakrametet e shejta e dhanë nji kundër kundërdëshmi të turpshme. Megjithatë, Zoti nuk e braktisë kurrë grigjën e vet e pjesëtarët e saj, tesh e mrapa, duhet të kenë vetëdijen se lufta asht shpall dhe të rizbulojnë energjinë e shejtë të vokacionit të kryqtarit..

SHKARKO APP