“Orgjitë e McGonigal”, Kryemadhi: Deputetet e PS-së po gënjejnë, s’janë të parat që…

27 deputetë të PS-së kërkojnë përjashtimin nga seanca plenare të kryedemokratit Sali Berisha, edhe pse kërkesa e tyre është e çuditshme. Kjo pasi në kërkesë theksohet se gjuha e përdorur nga Berisha jashtë Kuvendit është joetike.

Kërkesa e deputeteve erdhi pasi kreu i demokratëve tha para mediave se disponon një video me përmbajtje erotike të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal me zyrtare shqiptare.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, koleget e saj socialiste po gënjejnë me kërkesë të kryetarit të tyre, Edi Rama. Ajo thekson se deklaratat ish-kryeministri nuk i bëri në Parlament, por në selinë blu dhe sipas saj, deputetet nuk mbajnë përgjegjësi për ato që thonë jashtë foltores së Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tregojnë që janë gënjeshtare. Është shumë e rëndë për një grua të jetë gënjeshtare. Çdo ministre, deputete socialiste ka jetën e tyre private. Nuk janë as të parat as të fundit që mund të kenë historitë rozë. Ky është një justifikim, një provokim”,-thotë Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?