Ortek në Qafën e Thorës, bllokohet rruga

Rruga në Qafë Thorë të Shkodrës është bllokuar mbrëmjen e sotme si pasojë e një orteku.

Autoriteti rrugor shqiptar ka publikuar në faqen e saj pamjet nga situata e krijuar ku po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës.

“Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet”, njofton ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?