Ortekët bllokuan Qafë Thorën gjatë natës, borëpastrueset hapin rrugën drejt Thethit

Reshjet e borës të rëna gjatë natës, të shoqëruara me ortekë në Qafë Thore, janë pastruar nga mjetet e mirëmbajtjes duke e bërë të kalueshme drejt Thethit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se aktualisht po punohet në terren për zgjerimin e pjesës kaluese të rrugës, me qëllim garantimin e qarkullimit sa më të sigurt.

Sipas qarkullimi është i hapur, por për shkak të punimeve në zhvillim dhe pranisë së ngricave, kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

AKMC tha se “automjetet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonat malore në verilindje mbi 900-1000 metra dhe në juglindje mbi 1000-1100 metra lartësi gjatë ditës së sotme ka reshje dëbore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?