Ortekët e borës bllokojnë rrugën Qafë Thore–Theth
Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se situata paraqet rrezik të lartë për kalim, duke detyruar mbylljen totale të qarkullimit për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese.
“Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, rreth km 5.5 të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. Ndërkohë, në afërsi të zonës së rrezikuar, po punohet për largimin e ortekëve të vegjël dhe për zgjerimin e pjesës kaluese, si punë përgatitore për ndërhyrjen në zonën e bllokuar. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thotë ARRSH.
KOHA JONË SONDAZH

