OSBE: Kriminelët e kanë vendin në burg

Zyra e OSBE në Tiranë ka reaguar për dënimin e Emiljano Shullazit nga drejtësia shqiptare. Në një reagim për mediat, OSBE shprehet se inkurajon operacionet e policisë dhe pret më shumë arrestime në ditët në vijim.

“Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm. Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg!”,- thuhet në deklaratën e OSBE

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?