OSBE/ODIHR ka 240 vëzhgues, të hënën raporti. Zannier: Vota për ecurinë drejt anëtarësimit në BE

Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR, Lamberto Zannier ndoqi nga afër procesin zgjedhor. Ai tha se pas vëzhgimit të këtij procesi, misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë do të japë vlerësimin të hënën me anë të një raporti paraprak mbi ecurinë e zgjedhjeve.

”Ne jemi këtu për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vëzhguar se këto zgjedhje janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me angazhimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Si OSBE-ODIHR, ne kemi 240 vëzhgues, por gjithashtu ka edhe të tjerë që janë nga vendet anëtare të BE dhe nga Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian. Dita e zgjedhjeve është e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i Marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht ne kemi vëzhguar edhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit edhe nesër do të kemi një konferencëe për shtyp mbi raportin paraprak mbi procesin zgjedhor”, shprehet Lamberto Zannier, kreu i Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?