OSBE/Rama: Autoriteti i lartë i regjimit totalitar iranian, na etiketoi si vend djallëzor

Kryeministri Edi Rama, konfirmoi se Ajatollahu Ali Khamenei po fliste për Shqipërinë një ditë më parë, kur në një fjalim tha se një vend i vogël europian komplotoi kundër vendit të tij. “Duke qenë shumë prej sfidave vijnë përtej rajonit të OSBE, na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët. Me që ra fjala, po flas në emër të një vendi që u etiketua si një vend djallëzor në mes të Europës nga autoriteti i lartë i regjimi totalitar i Teheranit”, tha Rama.

SHKARKO APP