Oscar 2019: “Green Book” – filmi më i mirë

Gjatë natës së kaluar në SHBA janë ndarë çmimet më prestigjoze në kinematografi – Oscar. Ceremonia e 91-të me radhë e e Akademisë u mbajt në teatrin “Dolby” në Hollywood.  

Emocionet e shumta e përshkruan edhe këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve Oscar për arritjet më të mira të vitit në kinematografi. Gara ishte shumë e ngushtë në shumë kategori. Çmimin me prestigjioz e mori “Green Book”, në kategorinë “Filmi më i mirë”.

Oscarverleihung 2019 | Beste Kameraführung - Alfonso Cuaron (picture-alliance/AP Photo/C. Pizzello)Alfonso Cuaron

Ndërsa regjisori më i mirë u shpall Alfonso Cuarón me filmin “Roma”.

Rolet më të mira

Ndër kategoritë e pritura me shumë kureshtje ishte edhe çmimi i aktorit më të mirë (Rami Malek me filmin “Bohemian Rhapsody”) dhe aktorja më e mirë – Olivia Colman me filmin “The Favourite”.

Oscarverleihung 2019 | Rami Malek (picture-alliance/AP Photo/R. Shotwell)Rami Malek

Për rolet dytësore çmimin Oskar e kanë fituar në kategorinë e meshkujve Mahershala Ali, me filmin “Green Book”, dhe Regina King në kategorinë e femrave me filmin “If Beale Street Could Talk”.

Muzikë

Oscarverleihung 2019 | Beste Darstellerin - Olivia Colman (AFP/F. J. Brown)Olivia Colman

Ceremoninë e shoqëruan me tinguj muzikor aktori Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga, të cilët u paraqitën së bashku me një performancë jashtëzakonisht të mirë me këngën  “Shallow”, nga filmi ‘A Stari is Born”. Kjo këngë fitoi çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.

SHKARKO APP