”Ose e imja ose e askujt”, vrasja e Klodiana Vefës e paralajmëruar

Klodiana Vefa që u vra në Itali nga bashkëshorti i saj, është një krim i paralajmëruar. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane pas zbulimit të disa detajeve të reja. Martesa e Klodianës me bashkëshortin Alfred Vefa kishte marrë fund prej rreth 6 vitesh.

37-vjeçarja kishte një të dashur tjetër disa kohë më parë, ndërsa ky i fundit kishte takuar edhe Alfredin duke i kërkuar që t’i jepte fund lidhjes me Klodianën. Por bashkëshorti nuk e pranonte ndarjen. Sipas informacioneve të fundit, ai e kishte kërcënuar disa herë Klodianën, duke i thënë “po të numërohen ditët” dhe “do të jesh e imja ose e askujt”.

Grupi hetimor beson se për vrasjen nuk kishte një shkak konkret, por ka qenë situata e nderë e akumuluar prej kohësh mes çiftit çka detyroi Alfred Vefën të ekzekutonte me 3 plumba 37-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mikesha të Vefës e kanë përshkruar bashkëshortin e saj si një njeri të dhunshëm. Trupi i pajetë i Klodiana Vefës u gjet nga fëmijët e saj. Alfred Vefa u arratis pas krimit. Ai vijon të jetë në kërkim nga policia italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?