FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

OSHE: Tirana do jetë prapë dy ditë pa drita, në disa zona

OSHEE njofton abonentët në Tiranë, se për shkak të rikonstruksionit në kabinat elektrike, në datat 31 tetor-1 Nëntor do të kryhen sërish stakime në disa zona në kryeqytet.

Do të ketë avari me energjinë në rrugët “Konferenca e Pezës”, “Haki Stërmilli”, “Tanush Frashëri”, “Shaban Bardhoshi”, zona e Kombinatit, ndërsa probleme pjesërisht me energjinë do të ketë në rrugët “Belul Hatibi”, “Imer Ndregjoni”, “Todi Shkurti”, “Mahmut Xhelili”, “Androkli Kostallari”.

Konkretisht, më 31 tetor do të ketë stakime nga ora 09:00 – 15:00, pjesërisht në rrugët: “Konferenca e Pezës”, “Haki Stërmilli”, “Tanush Frashëri”, “Shaban Bardhoshi” dhe zona e Kombinatit. Ndërsa më 1 nëntor, po në të njëjtin orar do të ketë stakime pjesërisht në rrugët: “Belul Hatibi”, “Imer Ndregjoni”, “Todi Shkurti”, “Mahmut Xhelili” dhe “Androkli Kostallari”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?