OSHEE aksion blic në Durrës – Vidhnin energjinë, 13 abonentë në polici

Vijon aksioni i njësisë operacionale Task Forcë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në të gjithë vendin për evidentimin e abonentëve që shkelin ligjin duke vjedhur energji elektrike.

Pas Shkodrës dhe Tiranës, OSHEE ka ndërmarrë një aksion blic edhe në qytetin e Durrësit, ku janë proceduar penalisht 13 abonentë vetëm gjatë një dite me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të OSHEE, abonentë janë kapur duke u furnizuar me energjie elektrike në mënyrë të paligjshme përmes linjave të dyta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abonentët janë: 1. Besnik S. 2. Tatjana S. 3. Anife L. 4. Alban R. 5. Ndrec K. 6. Xhelal H. 7. Filip D. 8. Sokol V. 9. Astrit D. 10. Pash N. 11.Prek N. L. 12.Sherif Z. 13.Llesh Ll.

Swiss Digital Mobile Reklama

8  prej abonentëve të kapur brenda ditës nga kontrolli i ushtruar nga Drejtoria Rajonale Durrës furnizoheshin nga e njëjta kabinë.

Ndërkohë, OSHEE u bën thirrje të gjithë abonentëve që të respektojë ligjin, pasi nuk do të ketë tolerime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?