OSHEE: Dëmtohet rrjeti 20kV, mbetet pa energji elektrike “Ali Demi” Tiranë

Përmes një njostimi për mediat OSHEE njofton se si pasojë e dëmtimit të rrjetit 20 kV, zona e Ali Demit në Tiranë, ka mbetur pa energji elektrike.

“Për shkak të  dëmtimit të rrjetit 20kV pranë zonës së  “tregut elektrik” nga një  firmë private që  po punon për shtrimin e rrugës, kanë mbetur pa energji 8 kabina që  furnizojnë këto zona në Tiranë:

Fusha e “Ali Demit”, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik, zona pranë “Piro Mani”. Grupet e punës së  OSHEE janë në  terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.” thuhet në njoftimin e OSHEE.

SHKARKO APP