OSHEE dhe OST në gatishmëri, Balluku: Të mos kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në terren për çdo avari

Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku ka mbledhur drejtuesit e OSHEE dhe OST për t’i kërkuar angazhim maksimal për të ofruar shërbim pa ndërprerje gjatë festave.

“Ne kërkojmë angazhimin tuaj maksimal për të mos pasur ndërprerje të energjisë elektrike në asnjë pjesë të territorit. Patjetër të 11 drejtoritë rajonale duhet të jenë në gjendje gatishmërie të plotë dhe sigurisht në momentet kur do kemi avari apo kur do ketë shkëputje të energjisë, e rëndësishme është kthimi në proceset e normalizimit në një kohë sa më të shkurtër për të mos krijuar asnjë problem tek qytetarët”

Një vëmendje të rëndësishme sipas Ballukut duhet pasur edhe për institucionet e rëndësishme si spitalet, apo strukturat e tjera me rëndësi të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju keni detyrën për t’i akomoduar të gjithë kërkesat e qytetarëve pa pasur humbje, apo defekte, të cilat mund të prishin atmosferën e këtyre ditëve festive, apo mund të krijojë dhe problematika të tjera pasi jeta vazhdon. Spitalet duhet të jenë absolutisht në qendër të vëmendjes tonë dhe gjithçka tjetër e cila karakterizohet dhe quhet strukturë kritike dhe strategjike.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, ka siguruar energjinë që nevojitet për konsum, me rastin e festave të fundvitit, duke garantuar se nuk pritet të ketë ndërprerje. Ndërsa janë në gadishmëri 1700 punonjës teknik.

“Është ngritur shtabi qendror në drejtorinë qendrore dhe në çdo drejtori rajonale janë ngritur shtabet, të cilat raportojnë në mënyrë periodike. Prej mëse 10 ditësh raportohet çdo një orë për situatën teknike apo defekte të mundshme. Janë ngritur “call center” dhe po ashtu dispecerite, në shërbim të qytetarëve, të cilat në këtë rast funksionojnë 24 orë. Kemi ngritur grupin e punës ku secili grup ka fiderat dhe kabinat e veta”

E gjithë energjia elektrike aktualisht sigurohet nga prodhimi vendas, nga korporata elektroenergjitike si dhe nga hecet private. Kontratat e importit janë anuluar, ndërsa në janar për shkak edhe të uljes së parashikuar të temperaturav, pritet një rritje konsumit për rrjedhoje OSHEE do të rikthehet në treg për import.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?