OSHEE: Disa kabina të përmbytura, u detyruam të stakojmë energjinë

Disa zona në qytetet më të prekura nga përmbytjet janë pa energji elektrike prej disa orësh. Edhe në kryeqytet disa lagje nuk kanë energji.

Për shkak të motit të keq gjatë natës, i rënduar gjatë orëve të mëngjesit janë përmbytur disa kabina dhe për pasojë OSHEE është e detyruar të stakojë energjinë deri në uljen e nivelit të ujit.

Përmbytje ka edhe në TEC-in e Kombinatit, ndërsa janë dëmtuar dy fidrat 25 dhe 26 nënstacioni Selitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë, zonat pa drita në Tiranë janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rruga “Tish Daia”, “Eleonora”, pranë Kopshtit Botanik, Kodra Diellit, zona pranë ish- Drejtorisë se Ujërave (Selitë), zona pranë ish-SMT, zona pranë shkollës “Bajram Curri”, zonat “Rruga Bardhyl”, Porcelani, ish-Kinostudio, zona e Kombinatit, “Rruga e Qelqit”, Yzberisht, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?