OSHEE: Drejtësia të zbardhë sa më parë vrasjen e Saimir Jakut
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën thirrje për zbardhjen sa më parë të vrasjes së Saimir Jakut. Në një prononcim për median ku shprehen dhe ngushëllimet për familjen, OSHEE-ja kërkon të sqarojë se nga dëshmia penale e tij dhe formulari i dekriminalizimit Jaku nuk ka qenë i dënuar për vepër penale.
Njoftimi:
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dënon me forcë aktin kriminal, me pasojë vdekjen e punonjësit, Saimir Jaku, ndodhur sot në Rrëshen.
Saimir Jaku, i moshës 33 vjeç, deri më datën 31.08.2016 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njesise së Tensionit të Larte Veri.
Sqarojmë se, më datën 01.09.2016, është transferuar në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS / Dega Teknike, nga ku kryente detyrën normalisht deri në ditën e sotme. Në lidhje me deklaratat e deputetit të PD-së, Sali Berisha, OSHEE kërkon të sqarojë gjithashtu se “dëshmia penale” lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe formulari i dekriminalizimit, plotësuar nga z.Jaku, tregojnë se punonjësi nuk është dënuar për vepra penale.
OSHEE i shpreh ngushëllime familjes dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin sa më parë ngjarjen kriminale”.
KOHA JONË SONDAZH

