OSHEE: Energjia elektrike kthehet brenda dy orësh. Bozdo: Rama të fut në burg kur s’paguan

Tirana është zgjuar sot pa drita, kjo në disa lagje të Tiranës. Disa prej janë pa energji elektrike prej më shumë se 13 orësh. Energjia është ndërprerë që prej orës 19:30 të mbrëmjes së të martës dhe nuk është rikthyer ende.

Lidhur me këtë shqetësim, OSSHE ka reaguar, duke theksuar se 70 për qind e defekteve janë zgjidhur dhe energjia do të rikthehet brenda dy orësh.

“Rreth 70 për qind e defekteve janë zgjidhur për banorët e Komunës së Parisit. Zgjidhje defekteve në ‘Rrugën e Kavajës’ dhe ‘Myslym Shyrit’. Po punohet në dy kabina për t’i dhënë zgjidhje problemit brenda dy orësh”, thuhet në deklaratën për media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike e justifikon mungesën e energjisë me lëvizjen e Nënstacionit Qendër. 4 fidra që lidhen me nënstacionin e Selitës pësuan avari për shkak të mbingarkesës nga mosfunksionimi i Nënstacionit Qendër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë situatë ka reaguar edhe Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike, Enno Bozdo, i cili është shprehur se, Kryeministri Rama të fut në brug për faturën por kur i lë qytetrët në errësirë?

Më tej ai ka shtuar se: “Çmimi i energjisë është rritur, por drita s’ka. Faturat aforfe kërcasin gjithandej, por në këtë fillim dimri, energjia po ndërpritet si kurrë me parë. Edi Rama të fut në burg për faturën, por kur digjen pajisje, kur i lë në errësirë qytetaret, kur u shkakton humbje bizneseve, kush mban përgjegjësi, kush duhet te shkoj ne burg?!”, deklaroi Bozdo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?