OSHEE: Gjysma e Jugut pa drita nga nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE ka bërë të ditur pasditen e sotme se për shkak të punimeve që po kryhen për mirëmbajtjen e rrjetit, në disa n/stacione në jugperëndim do të stakojë energjinë elektrike.

Për pasojë në disa zona në jug të vendit do të ketë kufizime të energjisë në datat 13-15 qershor

13-14 qershor

Swiss Digital Desktop Reklama

Stakohet energjia në n/stacionin Jagodinë dhe Libofshë, nga ora 09:00-14:00

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa energji: komuna Mbrostar Fier, fidri i naftës, Suk 1, Suk 2, Jagodinë, Arabaj, Marinëz, Vidhisht, Kuman, Luar dhe një pjesë e qytetit të Roskovecit, Libofshë, Karavasta, Ardenicë dhe subjektet private: Fabrika e Tullave “Fortis2”, Fabrika e Miellit “Mulliri i Artë”, ish-komuna Zharëz, Agimi, ish komuna Vajkan, Kolonjë, hidrovori dhe sektori i Lagunës së Karavastasë

14 qershor

Punime në n/stacionin e Himarës nga ora 09:00-11:00

Pa energji: Himarë, Potam

15 qershor

Stakohet energjia në n/stacionin Delvinë dhe linjën 35kv  Bistrica 2 – Delvinë nga ora 09:00-14:00

Pa energji:  Delvinë, Rezomë, fabrika e Vajit

15 qershor

Stakohet energjia në linjën 35 kV Selenicë-Cakran nga ora 09:00-14:00

Pa energji: ish-komuna Cakran

16 qershor

Punime në n/stacionin Gorisht, nga ora 09:00-14:00

Pa energji: Karbunarë, Gorisht, Musta Rexhepaj, Aderaj, Dushkarakë, Gjonaj, Golimbasë,  Sevaster

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?