OSHEE: Ja sa do të jetë falja e kamatvonesës për familjarët, pensionistët dhe invalidët
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se falja e kamatvonesës do të sjellë reduktim të këstit për aktmarrëveshjet.
“Për familjarët ishte 2.500, 2.800 dhe 4.200 lekë/muaj. Bëhet 2.000 lekë në muaj” shkruan OSHEE në njoftimin e bërë.
Nga ana tjetër, sipas sqarimit të OSHEE, për pensionistët, invalidët, etj., nga 1.200 dhe 1.800 lekë në muaj, do të bëhet 1.000 lekë në muaj.
Kjo skemë lehtësuese vjen pas miratimit të Planit Financiar për të përballuar situatën e pandemisë së COVID – 19, ku ndër konsumatorët përfitues janë familjarët, si dhe bizneset e vogla.