OSHEE njofton: Pa drita sot Tirana, Elbasani, Saranda dhe Fieri

Operatori i Shpërndarjes së energjisë Elektrike njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete.

Sipas OSHEE për shkak të punimeve, do të ketë stakim të energjisë nga ora 09:00-15;00 në disa zona të Tiranës.

Njoftimi për Tiranën:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijojnë dhe sot punimet për rikonstruksionin e kabinave në disa zona në Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

ora 9:00-14:00

Pa energji do të mbeten: Rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Kongresi i Lushnjes” pjeserisht,

ora 09.00-11.00

Pa energji do të mbeten: Rruga “Ndre Mjeda”, rruga “Babe Rexha” pjeserisht

ora 09:00-15:00

Pa energji do të mbeten: Rruga “Fehmi Agani” pjeserisht, afer Ish Doganes, rruga “Thanas ZIko”, “4 Deshmoret” pjeserisht. rruga “Jeronim De Rada”, rruga “Xhorxh W Bush” pjeserisht.

Njoftimi për abonentët, Fier

Për shkak të punimeve të OST në Linjën 110kV L110-38 Selenice – Drenove, sot deri në orën 16:00 do tē mbeten pa energji disa zona në Fier: Levan, Bishan, Cerven, Bocova, Qarre, Ferras, Bashkim, Pish poro.

Deri në orën 15:30 do të mbeten pa energji ish komuna Cakran, Fidrat e Naftes, Drenovë, Lazan, Roms

Njoftimi për abonentët, Elbasan

Për shkak të punimeve të planifkuara të OST në linjën

L110 – 14/1 AES – Elbasan 220kV, sot në datën 5 prill nga ora 13:30-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Elbasan: fshatrat Pajenge, Gracen, Petresh, Jetesh, Terbac, Shemhill, Bradashesh, Balldren

Njoftimi për abonentët, Sarandë

Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Livadhja, sot në datën 5 prill, gjatë intervalit kohor 10:00-16:00, do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Sarandë: Janjar, Livadhja, Grave, Komat,

Ninat, Markat, Llazat, Kallcat, Karoq, Koder, Dermish, Rahulle, Aliko, Çaush, Trembul, Neohor, Jerme, Fitore, Memoraq

Njoftim për abonentët, Burrel

Për shkak të punimeve të OST në nënstacionin Suç. sot në datën 5 prill gjatë intervalit kohor 08:00-16:30 do të stakohetenergjia elektrike në këto zona, Klos, Guri i Bardhe, Xiberr Hane, Xiberr Murrize, Shkalle, Ish Komuna Xiberr, Shulbaterr, Suç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?