OSHEE njofton: Probleme në kabinën private, zona e Unazës së Re dhe Yzberishti pjesërisht pa drita
OSHEE me anë të një njoftimi për mediat bën me dije se si rezultat i problemeve në një kabinë private, kanë mbetur pa nergji elektrike pjesërisht zona e Unazës së Re dhe Yzberishti.
Sipas njoftimit të OSHEE-së, si pasojë e problemeve në kabinnën private “Bruçi” ku janë djegur automatet, do të mbeten pa energji për një farë kohe pjesë të konsiderueshme zona të lartpërmendura.
Njoftimi i OSHEE-së të Tiranës:
Pershendetje.
Per shkak te nje defekti ne kabinen private “Bruci” ku jane djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.
Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit