Osman Stafa: Durrësi përmbytet, edhe për faj të Vangjush Dakos. Eliminoni lëvizjet
Duke marrë shkak nga përmbytjet që po shkaktojnë reshjet e shiut në Durërs, kreu i PD-së në Durrës, Osman Stafa, i bën apel të gjith qytetarëve durrsakë që të shmangin lëvizjet në rrugë. Po nga ana tjetër, Stafa i bën thirrje Shtabit të Emergjencave të marrë masa dhe të ndërhyjë urgjentisht. Sipas tij, për këtë situatë fajtor është edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, për keq menaxhimin brutal të fondeve publike.
“Durrësi përmbytet! I bëjmë thirrje qytetarëve të eleminojnë lëvizjet. Urgjentisht shtabi i emergjencave të marrë masa për njohjen me situatën për ndërhyrje. Kjo situatë nuk është produkt vetëm i natyrës por dhe keq menaxhimit brutal të Vangjush Dakos”- shkruan Stafa duke publikuar edhe një video ku pasqyrohet situata në terren e rrugëve në Durrës.
Duke iu përgjigjur interesimit të qyetarëcve durrsakë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Stafa i bën thirrje ndjekësve të tij në rrjetet sociale që ta shpërndajnë sa më shpejt videon, në mënyrë që të shmangin lëvizjet në rrugët e mbuluara nga uji. “Miq shpërndajeni dhe bëni thirrje qytetarëve të eleminojë lëvizjet. Gjithashtu vijoni denoncimet mbi situatën për çdo rast, sepse paratë i ka grabitur gjushi dhe miqtë e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat”- thekson kryedemokrati i Durrësit, Osman Stafa.
https://www.facebook.com/osman.stafa.3/videos/1851241211762510/
KOHA JONË SONDAZH

