Pa bujë, Princesha e Tajlandës viziton Shqipërinë

Në heshje dhe larg zhurmës mediatike, princesha 62-vjeçare e Tajlandës Maja (Maha) Çakri Sirindon po qëndron në Shqipëri. Princesha mësohet se fillimisht ka qëndruar në Tiranë, ku ka vizituar muzeun historik dhe me tej është ndalur në Shkodër, ku vizitoi muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Princesha Sirindon mësohet se është shprehur e impresionuar nga ajo çfarë ka parë në muzeun e fotografisë, ku u njoh me një pjesë të historisë së qytetit, por edhe Shqipërisë në periudha të ndryshme, nga e shkuara e deri në ditët e sotme.

Sirindon ka nisur një tur vizitash në vendet e Ballkanit, ku më herët ka qënë në Kosovë për të parë nga afër edhe atje disa prej vendeve historike dhe objektet e kultit, si xhamitë dhe Teqete, që janë një realitet tjetër prej besimit të saj Budist.

SHKARKO APP