Pa higjienë dhe i pavulosur, AKU konfiskon një sasi mishi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar ditën e sotme në qarkun e Vlorës një sasi mishi në një njësi tregtimi. Gjatë momentit të inspektimit nga AKU, në njësinë e tregtimit të shtetasit Pajtim Gjoshi u zbulua një ngarkesë mishi qengji e pavulosur dhe e pajisur me certifikatë veterinare në sasinë e 5.7 kg.

“Gjatë momentit të inspektimit nga AKU, u zbulua një karkasë mishi qengji e pavulosur dhe e papajisur me certifikatë veterinare në sasinë e 5.7 kg.

Ndërkohë në momentin e inspektimit është gjendur në makinën e automjetit më targa AA 483 EC, në pronësi të njësisë së tregtimit, nëntë karkasa me mish qengji të vulosura dhe të certifikuara në masën 60.3 kg mish, të cilat po transportoheshin për konsum njerëzor, jashtë kushte higjieno-sanitare dhe pajisjes me makinë frigoriferike për mishin”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për karkasën e gjetur të pavulosur dhe të pacertifikuar për mishin e qengjit në njësinë e tregtimit nga AKU u mor masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu për kushte të papërshtatshme të transportit u mor masa tjetër administrative prej 100 mijë lekësh të reja për transport të papërshtatshëm dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga AKU është bërë sekuestrimi i dhjetë karkasave të mishit, si dhe mjetit me të cilin po transportonte kjo njësi tregtimi e mishit në qarkun e Vlorës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?