Pa koronavirus, por 43 persona në trajtim të specializuar në spitalet Covid. Sa është numri i të intubuarve dhe në kujdes intensiv
Në të dyja spitalet Covid në Tiranë, janë të shtruar 175 persona që po trajtohen me koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vetëm 9 prej tyre janë të intubuar.
“Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe në Spitalin Shefqet Ndroqi po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitiv, 17 në terapi intensive dhe 9 të intubuar. Në të dy spitalet janë duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë, të cilët kanë qenë pozitiv dhe aktualisht janë të negativizuar por po marrin trajtim spitalor si pasojë e sëmundjes”, sqaron deklarata.