Pa maska, gjoba për 621 qytetarë. Një 41-vjeçar me Covid-19, tenton të kalojë kufirin

621 qytetarë janë kapur nga maska në rrugë dhe ndaj tyre është marrë masa administrative 3.000 lekë, duke qenë se janë konstatuar pa maska mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjobat e vendosura nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore do ju kushtojnë shqiptarëve mbi 18 milionë lekë brenda 24 orëve. Nga ana tjetër, nuk kanë ngelur pa u ndëshkuar dhe ata qytetarë që nuk e kanë respektuar këtë rregull pavarësisht se janë dënuar edhe më parë.

Në Durrës është ndëshkuar me masën 5.000 lekë, një 21-vjeçar, pasi është konstatuar përsëritës i mosmbajtjes së maskës, herën e parë në rrugë dhe herën e dytë në një automjet, me drejtuesin e të cilit nuk kishte lidhje familjare. Një 41-vjeçar i infektuar me Covid-19 ka tentuar të kalojë kufirin në Kakavijë dhe për këtë është gjobitur me 700.000 lekë. Rastet kur masat anti-covid nuk janë respektuar edhe në biznese janë ndëshkuar gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në Elbasan është ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë shtetasi P.N, pasi në lokalin në pronësi të tij, në Hotolisht, Librazhd, ka organizuar një ceremoni martesore, ne kundërshtim me masat anti-covid”,-thuhet në deklaratën e Policisë. Po e njëjta gjobë është vënë edhe për qytetarin E.B, i cili ka në pronësi një lokal në Korçë dhe ka vendosur muzikë pas orës 20:00. Gjatë 24 orëve të fundit 11 qytetarë janë shoqëruar në komisariat sepse kanë refuzuar të tregojnë një mjet identifikimi para punonjësit të Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?