Pa rripin e sigurisë dhe i dehur, i riu në Tiranë tentoi të korruptojë policët me 200 euro

Një shofer është arrestuar nga Policia Rrugore pasi tentoi të korruptonte efektivët me 200 euro për të shmangur gjobën.

27-vjeçari me iniciale M.M. u ndalua në Rrugën e Dajtit në Tiranë, pasi nuk kishte vendosur rrip sigurimi dhe pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Për të shmangur gjobën, shoferi tentoi të korruptonte policët, por u arrestua. Ai akuzohet për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka shkuar në 71 numri i shoferëve të arrestuar që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?