Pa strehë, 45-vjeçarja kërkon ndihmë për të përballuar kemioterapinë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk kurseu as shtëpinë e familjes Paloka në Zhejë të Kurbinit, ku përveç varfërisë, jetesa e tyre është bërë më e vështirë pasi shtëpia është e pabanueshme. Anxhelina Paloka, 45-vjeçe, prej një viti është me probleme shëndetësore dhe duhet të jetë në terapi të vazhdueshme, “Ka një vit që jam me këtë sëmundje. Jam bërë operacion, më mori kunati në Itali. Ai ka familjen e vet dhe ka hallet e veta. Unë për 5 vjet jam me kurim”.

Gjëndja shëndetësore ja vështirëson dhe më shumë përditshmërinë e saj, por vajzat i gjenden pranë asaj dhe gjyshes së tyre. Mrika Paloka, 91-vjeçe falënderon Zotin që i shpëtoi familjen e djalit dhe shprehet se janë të detyruar të qendrojnë në çadër sa më pranë shtëpisë, për shkak edhe të bagëtisë.

Anxhelina thotë se pas tërmetit janë të detyruar të ngrohen dhe gatuajnë në këtë kasolle e cila shërbente si magazinë Xhesika 13-vjeçare pavarësisht se jeton në kushte të vështira, nuk i ka lënë pasdore mësimet. Për shkak të vështirësive financiare Anxhelina e cila ka nevojë të ndjeke kemioterapinë dhe të bleje ilaçet, ka dhe një apel për shtetin

SHKARKO APP