Pa u bërë 48 orë nga hapja, mbushet pavijoni Covid në spitalin e Durrësit. Ja si paraqitet situata
Pa u mbushur ende 48 orë nga hapja e pavijonit Covid në spitalin e Durrësit, ky repart është mbushur me pacientë të infektuar me koronavirus.
Aktualisht, në ambientet e spitalit të Durrësit po marrin shërbim vetëm pacientët që kanë nevojë për oksigjen.
Sakaq, fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë për shkak të Covid-19 është i lartë.
Burimet thanë se nëse fluksi vijon i tillë, do të shihet mundësia e zgjerimit edhe në ambiente të tjera, siç është ambienti i ri tek godina e Pediatrisë.
Vetëm dje, në Durrës u konfirmuan 100 raste të reja me të infektuar.
Pas spitalit rajonal të Durrësit dhe Shkodrës, sipas strategjisë së vjeshtë-dimrit, do të vijojet me hapjen e spitaleve të Korçës, Vlorës, Elbasanit, me një kapacitet nga 430-630 shtretër dhe më pas, do të vijohet sipas skenarëve të spitaleve rajonale. Janë 1600 shtretër të dedikuar COVID, në skenarët e parashikuar nga Ministria e Shëndetësisë.