PAA: Shqipëria mund tё shkasë nё neodiktaturë. Rama, lideri i dështuar qё kopjon diktatorёt
Referuar raprortit të Freedom House, Partia Agrare Ambientaliste (PAA), paralajmёron mundёsinё e rikthimit tё neodiktaturёs nga Rama.
Në një deklaratë për mediat, PAA apelon që të rinjtë, shoqëria civile dhe grupet e interesit të unifikohen në qëndrimin kundër modelit të dështuar të Ramaqeveri.
“Ramaqeveri me arrogancën dhe babëzinë me dështimet saj kanë ushqyer: (i) cënimin dhe kufizimin e lirive demokratike; (ii) korrupsionin dhe kapjen e shtetit.
Me rritjen e borxhit nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, Ramaqeveri me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e saj i kanë varfëruar shqiptarët shpirtërisht dhe financiarisht. Në pamundësi për të jetuar të lirë në vendin e tyre shqiptarët po e braktisin Shqipërinë. Reagimi shoqëror anemik ose i munguar.” citohet në deklaratë
Deklarata e plotë:
Partia Agrare Ambientaliste (PAA), paralajmёron mundёsinё e rikthimit tё neo-diktaturёs nga Rama. Shqetësimi bazohet në paralajmërimet e institucioneve ndërkombëtare dhe së fundmi edhe nga raporti i organizatёs Freedom House me qendër në Uashington.
Organizata “Shtëpia e Lirisë” nё raportin e saj shprehet se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, me një risk të lartë të rishfaqjes së krizave politike.
Në këtë raport konstatohet se rënia apo cënimi i lirive politike dhe ekonomike kanë vonuar integrimin në BE, e cila ka bllokuar disa herë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Ramaqeveri me arrogancën dhe babëzinë me dështimet saj kanë ushqyer: (i) cënimin dhe kufizimin e lirive demokratike; (ii) korrupsionin dhe kapjen e shtetit.
Me rritjen e borxhit nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, Ramaqeveri me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e saj i kanë varfëruar shqiptarët shpirtërisht dhe financiarisht. Në pamundësi për të jetuar të lirë në vendin e tyre shqiptarët po e braktisin Shqipërinë. Reagimi shoqëror anemik ose i munguar.
PAA apelon që të rinjtë, shoqëria civile dhe grupet e interesit të unifikohen në qëndrimin kundër modelit të dështuar të Ramaqeveri. Ky reagim dhe angazhim është një investim publik shumë efektiv për të eleminuar risqet e neo-diktaturave.