‘Pablo Escobari’ shqiptar i Greqisë, ka lekë sa t’i shlyejë gjithë borxhin

15 persona u vunë dje në pranga nga policia greke, mes të cilëve 5 shqiptarë, si pjesë e një organizate ndërkombëtare kriminale në fushën e trafikut të drogës që vinte nga Shqipëria dhe që funksiononte prej disa kohësh.

Nga detajet e zbuluara gjithë ditës së sotme thuhet se banda drejtohej nga një person i fuqishëm shqiptar, që mediat helene e kanë etiketuar si ‘Baroni i Ballkanit’ apo ‘Pablo Escobar i Ballkanit’. Edhe pse nuk bëjnë publik emrin, mediat greke thonë se ai është i moshës 44 vjeç dhe se ka lidhje mjaft të forta edhe me politikanë grekë.

Dyshohet se 44-vjeçari financonte një parti opozitare greke dhe për këtë bashkëpunonte me krahun e djathtë të tij, një 46-vjeçar nga Greqia, drejtues i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitimet që kjo organizatë merrte nga trafikimi i drogës janë marramendëse, aq sa sipas mediave, mund të shlyenin edhe borxhin e Greqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?