Pacientët me Covid dhe problemet mendore, psikiatrja tregon shkaqet
Përballimi i pandemisë së Covid-19 nuk është i lehtë dhe këshilla kryesore e mjekëve është qetësia, kjo kur pacienti mëson se është i prekur apo edhe kur shtrohet në spital.
Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, një në pesë persona që kanë probleme mendore, kanë më shumë shanse që të infektohen me Covid-19. Lidhur me këtë temë, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë psikiatrja Arjana Rreli.
”Një në pesë persona, nuk janë pak. Po të shikosh studimin nuk janë marrë faktorët social dhe ekonomik. Këto mund të jenë faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht. Nëse e shikojmë në këndvështrimin pozitiv, këto tre çrregullime nuk janë çrregullime të forta të shëndetit mendor. Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, nuk konsiderohen si çrregullime të forta. Nga ana tjetër të gjithë e kanë përjetuar këtë situatë me frikë, pasi ka qenë diçka e panjohur. Nëse flasim për ankth ndikon në mbarëvajtjen e shëndetit tonë”, tha Rreli.