Pacienti i parë që u shërua nga Covid-19: Shenjat e para dhe si u infektova, më shumë është çështje paniku
Një lajm i mirë për Shqipërinë e cila prej ditësh është në shtetrrethim dhe qytetarët janë në panik. Pacienti që po shërohet nga COVID-19 në Invektiv, ka folur sot pas lajmit që u shpërnda nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti të cilin moderatorja e emisionit “Open” Eni Vasili e quan Mark, ka treguar të gjithë historinë e tij. Marku tha theksuar se në fillim ka qenë shumë i tmerruar por shtoi se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi është më pak se një grip normal.
“Kam bërë tamponin dhe në datën 10 kam dalë pozivit, pasi kisha kontakte me mikun tim që është pacienti “0”. U tremba, sepse ishte një sëmundje e padëgjuar, shumë panik, shumë problem, po flitej në të gjithë botën. Një tmerr i vërtetë. Unë në momentin që kam dalë pozitiv, kam qëndruar në shtëpi dhe ka ardhur mjekut. Unë kam qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi. Ditët e para kisha vetëm djersë, pastaj kisha temperaturë dhe më pas kisha vështirësi me frymëmarrjen. Jamndihmuar nga mjekët me anë të telefonit, por nuk kam marrë antibiotik dhe jam ushqyer si ditët e tjera. Kam pirë lëngje dhe ushqime të tjerë. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pa menaxhueshme, është më pak se një grip normal”.
Eni Vasili: U trembe në momentin e parë?
U tremba sepse ishte një sëmundje e pa dëgjuar, shumë panik, po flitej në të gjithë botën ishte një tmerr i vërtetë. Unë në momentin që kam dalë pozitiv jam vetëkarantinuar, nuk kam dalë fare. Ka ardhur doktori me stafin, jam lidh me Piperon dhe kam marr asistencë në shtëpi. Ditët e para kisha vetëm djers. Ditën e tretë temperatura, 38.2, 38 .3. Ditën e pestë ka vazhduar pak mungesa e frymëmarrjes, por jo e papërmbajtshme, pak e zorshme. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit dhe me urgjencën kam folur. Jam ushqyer si gjithmonë kur kam pas temperaturë kam pirë paracetamol, uji lëngje supë. Është çështje paniku më shumë, është diçka e menaxhueshme. Është më pak ne një grip normal. Sot jam në ditën e tetë. Javën tjetër bëj tamponin për të kuptuar nëse kam më COVID apo jo.
Si u infektove?
Kam qenë në një darkë me të. Dorën ia kemi dhënë pacientit zero. Kemi qenë 10 veta në tavolinë dhe vetëm 3 janë infektuar. Prandaj nuk do të thotë që çdo njeri që takohet më të infektuarin do sëmuret dhe ai.
Çfarë mesazhi ke për qytetarët që janë në panik?
Duhet menaxhuar vetëm stresi, nuk dueht të kemi panik. Vetëm kështu kalohet ky virus.