Pacienti i shëruar imun nga 6 muaj deri në 1 vit

Në Shqipëri ka 10 të shëruar nga Covid-19 por sa imunë janë që nuk do të preken sërish? Mjeku Arjet Gega thotë se sipas parashikimeve të paktën për 1 vit mund të jemi imun nga ky virus. Sa i takon personave të cilët shërohen, duke iu referuar edhe rastit të Shqipërisë, mjeku Gega tha se është normale që të ketë edhe shërime. Sipas tij, vdekëshmëria është deri në 1.5%. ”Mund të themi që të paktën për 6 muaj deri në një vit parashikohet, sepse nuk kemi asnjë pacient që ka qenë i sëmurë për 6 muaj. Pacienti i parë në Kinë mendohet të ketë qenë në 17 ose 19 nëntori. Por e bazuar në parashikime duket që nga 6 muaj deri në një vit ekzistojnë antikorpet e mjaftueshme për imunitet, mund të jete edhe imunitet për jetë, këtë nuk e dimë. Por të paktën 6 muaj deri në një vit nuk ka rrezik për infektim. Kështu mendohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?