Pacienti i tretë me COVID-19 gati të dalë nga spitali

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur në një lidhje me Skype sot për emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar më shumë mbi situatën e pacientëve me koronavirus tek spitali Infektiv në QSUT.
Pak më parë, u bë i ditur lajmi se janë shëruar 2 kontakte të pacientit zero nga koronavirusi tek Infektivi, një lajm ndaj të cilit ka reaguar Harxhi. “Është një lajm i mirë që konfirmon shërimin nga ky lloj infeksioni. Shërimin në radhë të parë e bënë imuniteti i njeriut, është reagimi që bën organizmi jonë përmes imunitetit të lindur dhe të fituar, i cili e mposht këtë infeksion në shumicën e rasteve. Këtu hyn patjetër dhe mjekësia moderne. Mjekësia ka mjetet e veta për t’i ardhur në ndihmë këtyre pacientëve sipas gjendjes së tyre. E njëjta gjë ndodh dhe me pacientët shqiptar. Unë në pavionin tim kam 19 pacientë. Djali i ri (29 vjeçari) është gati për të prerë shiritin dhe për të dalë. E kaloi me temperaturë, me pneumoni të rëndë, nuk kishte sëmundje të tjera, ishte djalë shumë i shëndetshëm. Virusi dëmton vet sistemin e traktit respirator, por edhe organe dhe sisteme të tjera”, tha mjeku Harxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?