Pacientja i gënjen, spitali i Beratit në karantinë

Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi. Një mjeke nga lagjia “Kala”, një infermier dhe shoferi i ambulancës, kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Çlirim”, ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë.

Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se pacientja ishte e qetë nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.

Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë. Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”.

Në këto kushte, është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat që ishin në kontakt me pacienten të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve. /TCH/

SHKARKO APP