Pacolli niset për në Elbasan, natyrisht me aeroplan

Behgjet Pacolli, Presidenti i AKR’së ka vendosur ta përkrahë sot kombëtare e Shqipërisë duke udhëtuar me aeroplan privat për në Shqipëri. E ai po beson që do të sjell fat nëse shkon në lojën historike. Pacolli e përkrahu kombëtaren tonë në ndeshjet me Francën që e fitoi 1-0 dhe me Danimarkën që barazoi 0-0. Në Kopenhagën ai udhëtoi me avionin e tij privat, sikurse po vjen tani në Tiranë e më pas do të jetë në stadiumin e Elbasanit.   

Lexoni postimin e tij të plotë

 

Të dashur miq, tani po nisem edhe unë për Elbasan për të mbeshtetur Kombëtaren e Shqipërisë. Dhe sigurisht për të sjellur fat. Dasht Zoti të na prift e mbara sonte në ndeshjen e shumë pritur ndaj Serbisë. Lutem që çdo gjë të shkon mirë dhe që të gjithë tifozet që janë nisur sot nga Kosova, Presheva, Maqedonia, Mali i Zi, Itali etj të shkojnë mirë në Elbasan. Sonte jemi të bashkuar për një qëllim, Forca Shqipëria!

SHKARKO APP