Pacolli shpjegon takimin me Ramën: Qetësohuni burra!

Lideri i AKR’së Behgjet Pacolli ka dhënë një shpjegim rreth fotografisë që ka bërë mbrëmë në “Elbasan Arena”. Ai ka thënë se ajo është njëra nga shumë fotografitë që ka bërë në bufenë e stadiumit të Kombëtares.

Sipas Pacollit, disa "media" po merret me një gur që e ka hedhur një budalla në lumë dhe 100 të mençur po e kërkojnë. Ai tha se  as ka ndërmend ta kërkoj atë gur.

“Fotografia ime me Kryeministrin Rama është një  ndër shumë foto që është bërë në një tavolinë të bufesë së tribunës së stadiumit të Kombëtares. Dhe jo në ndo një zyre! Në atë tavolinë si në gjithë tavolinat e bufesë dhe si në çdo bufe të çdo stadiumi në botë ku ndeshen dy ekipe kombëtare, ka dy flamuj të tyre. Në çdo kohë, në atë tavolinë ishin 7 vetë, 3 prej të cilëve gjermanë. Një ministre gjermane, dy diplomatë, zonja Rama, zonja Kusari-Lila, vëllai im Emini, etj.

Qetësohuni burra: mos kërkoni gurë në lumë me sy mbyllur. Mos nxirrni dhjamë prej pleshtit!,” – theksoi në reagimin e tij, Pacolli.

SHKARKO APP