Padi kundër ish-Ministrit të Financave greke

 

 

Paditet në polici  ish ministri i  Financave të Greqisë Janis Varufaqis, bashkëshortia e tij Dhranais Stratu, si dhe tre policë të grupit të shoqërimit. Kallzimi është  bërë në policinë e portit të Evias nga gazetari Friksos Dhrakontidhis, i cili  pretendon se është sulmuar nga truprojet e Varufaqis në tentative për ti marrë këtij të fundit një deklaratë. Varufaqis, bashkë me bashkëshorten që ishin nisur në mëngjes heret drejt Evias, ka respektuar rregullat duke u paraqitur në rajonin e policisë së portit, ku ka shprehur edhe gatishmërin për t’iu përgjigjur pyetjeve nga policia. Siç dihet Varufaqis gzon mandatin e imunitetit të deputetit.

Kujtim VANI

SHKARKO APP