Padia e Ballës për Bashën, dosja kalon tek Gjykata e Tiranës

Për padinë e kreut të grupit parlamentar i PS-së, Taulant Ballës, Krimet e Rënda shpallin mos kompetencë, ndaj dhe dosjen e kaloi tek Gjykata e Tiranës.

Balla e akuzoi Bashën për shpifje, pasi ky i fundit deklaroi në Parlament se ai ishte garanti i hyrjes së shumës prej 3.4 mln euro në makinat ”Toyota Yaris”, në portin e Durrësit.

Në kërkesën drejtuar Prokuroria kundër Bashës, Balla pretendon se operacioni është dekonspiruar. Balla pretendon se Basha gjatë fjalimit të tij në Parlament, me dashje ka përhapur informacione për të ndihmuar persona të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?