Padia e gjyqtares Gjoka për shpifje, SPAK thërret Sali Berishën. Nesër duhet të paraqitet

Sali Berisha nesër do të jetë përsëri “mysafir” në Prokurorinë e Posaçme. Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ai do thirret për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar ndaj tij nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për akuzën e shpifjes. Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij, ndërsa refuzimi apo mosparaqitja e përball me penalitete të tjera sipas Kodit Penal.