Padia e Ramës ndaj Ristanit, Gjykata e Lartë jep konkluzionet më 29 Maj

 

Gjykata e Lartë ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të padisë së Kryeministrit Edi Rama ndaj Sekretarit të Përgjitshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani, i akuzuar për shpifje nga ana e Kreut të Qeverisë.

Konkluzionet në lidhje me procesin gjyqësor do të jepen më 29 Maj, e cila pritet të jetë edhe seanca e fundit në gjyqin ndaj numrit 2 të partisë më të madhe opozitare.

Gjithashtu Rama ka paditur në Gjykatën e Lartë edhe Kreun e Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka.

Paditë u depozituan në Gjykatën e Lartë pas akuzave që drejtuesit demokratë drejtuan ndaj Kryeministrit për lidhjet e tij me krimin dhe përfshirjen në administratën shtetërore të personave me precedentë kriminalë apo rekorde kriminale.

SHKARKO APP