Padia për motrat Lalo, Presidenti Meta: I kërcënojnë me burg dhe nuk i lënë as të qajnë babain

Vajzat e 79-vjeçarit Rifat Lalo që ndërroi jetë më 15 shkurt në spitalin Covid 1 (Infektivi), pasi përcollën babain për në banesën e fundit, tani do të përballet me drejtësinë, pasi Policia e Shtetit ka nisur një procedim penal për to. Në konferencën me gazetarët, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se padinë ndaj motrave Lalo që humbën para disa ditësh babain nga Covid-19, mund ta bëjnë mjekët apo spitali, por jo një institucion që ka detyra të tjera me ligjin.

“Nuk do të ishim të detyruar që të bëjë pati një institucion që s’ka lidhje, për të frikësuar shqiptarët ndaj dy vajzave që kanë humbur të afërmin e tyre dhe nuk kanë gënjyer. Padinë mund ta bëjnë mjekët, spitalet por kurrsesi nuk mund të përzihen institucione që kanë tjetër detyrë me ligjin. Vetëm në shtetet e kapura mund të ndodhin këto fenomene të turpshme. Nuk është ky shteti i së drejtës dhe shtet demokratik. Prandaj i bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe qeverisë të përqendrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, sepse kjo histori me batuta dhe shëmtira, jo vetëm nuk i nderon, por i akuzon dhe i bën përgjegjës në mënyrë historike për këtë gjë që po ndodh”.

SHKARKO APP