Padia, Sakja: Sulm i Ramës, sondazhet e nxjerrin humbës në Kavajë
Pas lajmit se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja, me akuzën për shpërdorim detyre, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.
Përmes një postimi në facebook, Sakja thotë se kryeministri Edi Rama fillimisht bën akuzën verbalisht, pastaj formulon akt-akuzën. ”Nuk jam opozitari i parë i sulmuar prej tij por nëse Edi Rama vazhdon të jetë në krye të qeverisë nuk do jem as i fundit”,-shkruan kreu i bashkisë së Kavajës.
Sipas tij gjithçka lidhet me sondazhet e kryera në Kavajë, e që sipas tij të gjithë kandidatët potencialë socialistë dalin në humbje. Duke e cilësuar si skenar komunisto-pucist, Sakja nënvizon se do të vazhdoj të përmbush misionin në drejtimin e Bashkisë Kavajë, me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim.
Reagimi i plotë
Sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal te ndermarre ndaj meje pak jave me pare. Ne hall, ngaqe te gjithe sondazhet qe beri ne Kavaje, me disa kandidate te tij, i dalin qe te gjithe humbes perballe meje, zgjodhi rrugen e perdhosjes se emrit tim dhe kercenimin per burg. Eshte sulm tipik i tij; fillimisht ben akuzen verbalisht, pastaj formulon akt-akuzen. Nuk jam opozitari i pare i sulmuar prej tij, por nese Edi Rama vazhdon te jete ne krye te qeverise nuk do jem as i fundit.
Te dashur miq, Ju pershendes duke ju siguruar se te gjithe skenaret komunisto-puciste, nga futja e armeve ne kishe e deri tek lincimi publik i kundershtareve politike, i kam te njohur nga historia, ndaj nuk me impresionojne e as me frikesojne dot. Keni patur mundesi qe te me njihni pergjate me pak se dy vite ne drejtim te Bashkise Kavaje, se per nga natyra jam optimist.
Une besoj se ne kete vend ka ende gra e burra qe nuk iane vegla qorre te tij, edhe pse qe te gjithe jemi nen presion dhe kercenim. Une besoj tek grate e burrat qe e duan Shqiperine me te njejtin pasion qe une e dua ate, e luftojne per nje te ardhme te Shqiperise me demokraci te vertete te fjales, mendimit, besimit e veprimit. Une do te vazhdoj te permbush misionin tim te drejtimit te Bashkise Kavaje me te njejten dashuri, pasion e perkushtim, sic e kam bere deri tani.
KOHA JONË SONDAZH

