Padia/ Vendimet janë marrë nga personalisht nga Dvorani, jo nga KED

Deputetë të PS dhe ndonjë jurist afër saj pretendojnë se padia e kreut të shtetit ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani është e pabazuar. Sipas tyre, Presidenti nuk mund të padisë një organ kolegjial siç është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në fakt, qëndrimet e PS janë një spekulim i pastër. Që në objekt të padisë, kreu i shtetit thekson se padia është bërë jo ndaj institucionit, por ndaj Ardian Dvoanit si zyrtar i shtetit.

Në mënyrë më të detajuar shpjegohet edhe pse vendimet e Dvoranit nuk kanë qenë kolegjiale, por individuale. Për rastet që ka paditur kreu i shtetit nuk ka asnjë vendim të KED dhe asnjë procesverbal që konfirmon se është marrë vendim nga gjithë anëtarët.

Nuk rezultoi që KED-ja, në mënyrë kolegjiale, të ketë marrë ndonjë vendim për mënyrën dhe kohën e dërgimit të listave pranë organeve të emërtesës, por ky veprim administrativ është kryer vetëm në mënyrë individuale nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili sipas nenit 226 pika 2/e, të ligjit nr.115/2016, ka si funksion vetëm të nënshkruajë aktet e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes dhe t’ia përcjellë ato organit të emërtesës”,- thuhet ndër të tjerat në padi.

SHKARKO APP